Telegrafi

Sarkozy përforcon miqësinë me SHBA-në

Kjo është vizita e parë zyrtare e Sarkozy në Shtetet e Bashkuara që nga zgjedhja e tij në këtë post.

Udhëtimi i tij në Washington synon t’i lërë mënjanë marrëdhëniet e tensionuara në kohën e paraardhësit të tij, Jacques Chirac, i cili publikisht u konfrontua me presidentin e Shteteve të Bashkuara rreth invazionit amerikan në Irak. /REL/