Ish-presidenti francez, Nicholas Sarkozy ka paralajmëruar për rrezikun e një sulmi të mundshëm terrorist.
“Pyetja e saktë për t’u ngritur nuk është nëse, por kur do të ndodhë sulmi tjetër”, deklaroi Sarkozi në një debat me gjashtë politikanë të tjerë francezë, të cilët konkurrojnë për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
Në një vit kur kanë ndodhur disa sulme të profilit të lartë në Francë, Sarkozi dhe republikani, Alain Juppe janë përqendruar tek terrorizmi.
Sarkozy favorizon burgosjen e atyre të cilëve ai i konsideron ekstremistë islamikë të rrezikshëm si një masë sigurie.