Sarkozy gjithashtu ka thënë se Evropa e Rusia po punojnë bashkë për të gjetur një zgjidhje për Kosovën, nga e cila asnjëra palë nuk do të ndihej e përçmuar.
Derisa homologu i tij rus, Putin, ka deklaruar se zgjidhja për Kosovën duhet të jetë e negociuar dhe që për këtë të mos ketë afat të caktuar kohor.
Putin gjithashtu ka deklaruar se nuk pajtohet me propozimin për pavarësi të plotë të Kosovës dhe ka kërcënuar që Rusia do të përdorë veto ndaj një vendimi të tillë.