Telegrafi

Sarkozy kërkon kontrolle të ashpra të bankave

Për spekulimet dhe fitimet e tepruara bankat në të vërtetë kishin neglizhuar përgjegjësinë e tyre për ekonominë dhe shoqërinë, kritikoi Sarkozy. Prandaj ai përkrah edhe planet e Presidentit të SHBA-së Barack Obama për reformat e sistemit financiar.

Presidenti Sarkozy u tha udhëheqësve të biznesit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, se reforma rrënjësore janë të nevojshme për të ndrequr sistemet financiare të botës, duke u bërë kështu sfidë bakierëve, që kishin folur kundër shtimit të regullave.

"Jam dakord me propozimin e Presidentit Barak Obama për të kufizuar veprimtaritë e bankave të mëdha në mënyrë që të parandalohet marrja e vendimeve të rrezikshme financiare", ka deklaruar ai.

Bankieri i njohur në takim, Robert Diamond nga firma britanike Barclays, i bëri sfidë planit të zotit Obama. Diamond tha se vënia e kufizimeve për bankat do të kishte një ndikim negativ ndaj krijimit të vendeve të reja të punës, tregtisë globale, dhe ekonomisë globale në përgjithësi.