Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy humbi apelin kundër dënimit me burg për korrupsion.
Megjithatë, gjykata e apelit në Paris vendosi se ai mund ta vuante dënimin në shtëpi, duke mbajtur një byzylyk në këmbë në vend që të shkonte në burg, transmeton Telegrafi.
Në vitin 2021, Sarkozy u dënua me tre vjet burg – duke përfshirë dy të pezulluar – për përpjekje për të ndikuar tek gjyqtari në një çështje tjetër në 2014.
67-vjeçari ishte ish-presidenti i parë francez që mori një dënim me burg.
Ndryshe nga dita kur është zbuluar ky rast, Sarkozy ishte në qendër të vëmendjes dhe vazhdimisht pyetjes për rastin. /Telegrafi/