Telegrafi

Sarkozy humb rastin e kukullës voodoo

Gjykatësi parisien ka thënë se kukulla ishte “brenda kufijve të autorizuar për liri të shprehjes dhe të drejtës për humor", raporton BBC.

Avokati i Sarkozyt ka thënë se presidenti do të ankohet kundër këtij vendimi.

Sarkozy ka paditur prodhuesin e lodrës – shtëpinë botuese K&B – pasi ishte herdhur në treg kukulla voodoo me imazhin e tij, më 9 tetor. Avokati i tij ka thënë se presidenti Sarkozy ka “të drejta ekskluzive dhe absolute" mbi imazhin e tij personal.

Megjithatë, kompania ka refuzuar të ndalojë shitjen e lodrës, duke thënë se reagimi i Sarkozyt ishte “tërësisht i pabarabartë".

K&B gjithashtu ka krijuar një lodër të ngjashme të Segolene Royal, rivales kryesore të Sarkozyt në zgjedhjet presidenciale gjatë vitit të kaluar.

Ajo kishte vendosur që të mos ndërmarrë hapa kundër K&B, duke thënë: "Unë kam sens humori".