Sarkozy i bëri komentet sot në Nice në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin italian Romano Prodi.
Udhëheqësi francez u bëri thirrje udhëheqësve të Kosovës të mos ndërmarrin hapa të shpejtuara duke deklaruar shpalljen e pavarësisë. Ai tha se dëshiron që kjo të ndodhë në momentin e duhur, për të mos vënë asnjë palë në pozitë të vështirë.
Presidenti Sarkozy tha se nuk e konsideron 10 dhjetorin si afat për shpalljen e pavarësisë. /VoA/