Telegrafi

Sarkozy: BE një qëndrim për krizën financiare

Kjo intervistë e Sarkozy vjen pas protestave të shumta të organizuara nga pothuaj 2.5 milion qytetarë francez, ditë më parë si pasojë e problemeve të mëdha ekonomike, që Franca po perjeton.

Sarkozy është shprehur se primare për ekonominë e vendit është ruajtja e nivelit të lartë të punësimit si edhe u zotua se do të jap koncesione për taksën mbi të ardhura e sigurime shoqërore, pas takimit që do të zhvillohet me shefat e BE-së në datën 18 Shkurt.

Ai bëri gjithashtu të ditur se në datën 2 prill, vendet e Bashkimit Europian duhet të mblidhen në samitin e G20, të pajisur me një qëndrim të përbashkët mbi reformimin e sistemit financiar.

Presidenti Sarkozy lëshoi edhe një serë kritikash për mënyrë si Britania e Madhe po merret me krizën ekonomike duke u shprehur se në ndryshim prej saj, Franca nuk bazohet tërësisht mbi sektorin financiar, e se situata në të ndryshon në krahasim me Britaninë e madhe e SHBA-të.

Në mbrojtje të vendit nga kolapsi ekonomik, Sarkozy ka vëne në përdorim një paketë stimulus prej 26 miliard eurosh, përfshirë këtu projekte për infrastrukturë, rinovime, e një sërë masash të tjera.