Telegrafi

Sarkozy: BE-ja të jetë unike në përkrahjen e pavarësisë së Kosovës

Ai është shfaqur i ashpër në raportet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë sa i përket Kosovës. Sipas tij, tashmë është e qartë se Rusia do të bllokojë çdo rezolutë në Këshillin e Sigurimit, por çështja e Kosovës është test për vendosmërinë e BE-së në raport me Moskën.

“A është e gatshme Evropa të lejojë që politikën e saj të jashtme t’ia diktojë Moska, apo do ta marrë një vendim”, ka pyetur Sarkozy. Sipas tij, askush nuk dëshiron ta nënçmojë presidentin rus Putin, por ai duhet ta kuptojë se partnerët ndërkombëtarë janë të interesuar për çështje që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të njeriut, respektimin e minoriteteve dhe sundimin e ligjit. /ktv/