Telegrafi

Sarkozi: Kriza e gazit, mosmarrëveshje e dyanshme mes Ukrainës dhe Moskës

Sipas kreut të Elisee-së, Ukraina nuk duhet të marrë peng një konflikt energjetik që ka të bëjë me miliona europianë, të cilët presin më të mirën.

Sarkozi gjithashtu nënvizoi se këtu vihet në rrezik besueshmëria e Ukrainës, edhe pse u shpreh në të njëjtën kohë se “i kupton mjaft mirë rivalitetet politike”.

Ndërsa për sa i përket Rusisë, presidenti francez deklaroi se kur furnizohen me dy të tretat e gazit, për të cilin Europa ka nevojë, respektohen klientët, ashtu si dhe klientët duhet të respektojnë furnizuesin.

Në përgjigje të tentativave të Rusisë për të përfshirë Bashkimin Europian në bisedime me Ukrainën lidhur me këtë krizë, autoritetet e Ministrisë së Jashtme franceze theksuan se bëhej fjalë për një “mosmarëveshje dypalëshe dhe tregtare që solli në mënyrë të pajustifikuar ndërprerjen e furnizimit të vendeve të Bashkimit Europian.