Telegrafi

Sarkozi: Fundi i euros do të ishte fundi i Evropës

“Mos u besoni atyre që propozojnë se duhet të braktisim euron. Fundi i euros do të ishte fundi i Evropës", ka thënë Sarkozi në fjalimin tradicional televiziv me rastin e Vitit të Ri.

Ai ka shtuar se do të luftojë me të gjitha fuqitë kundër një hapi të tillë, i cili do të prishte krijesën 60 vjeçare që solli paqe dhe vëllazëri në kontinent. /Telegrafi/