Përbërësit:
▪ 600 gramë sardele
▪ 3 vezë
▪ 200 gramë miell
▪ 200 gramë thërrime buke
▪ 2 limona
▪ 5 decilitra vaj
▪ 3 decilitra salcë tartar
▪ kripë
Përgatitja:
1. Sardeleve u pritet koka, priten përgjysmë me majë thike dhe hapen. Pastaj u hiqet ashti i mesëm, me qëllim që mishi të fitojë pamje të gjethit.
2. Filetat e sardeleve spërkaten me lëng limoni dhe u hedhet kripë.
3. Sardelet e përgatitura rrotullohen nëpër miell, pastaj nëpër vezë të tundura dhe, në fund, nëpër thërrime buke. 5ardelet lëshohen në vaj të nxehtë dhe fërgohen derisa të skuqen.
4. Sardelet e fërguara hiqen dhe vendosen në pecetë letre, me qëllim që t’u hiqet yndyra e tepërt. Në fund, sardeleve të fërguara u derdhet përmbi salcë tartar dhe pastaj shërbehen.
Këshillë shtesë: Për përgatitjen e kësaj paragjelle mund të përdoren sardele të ngrira. /Telegrafi/