Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në një pikë karburanti mëngjesin e sotëm në Sarandë.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se viktimë ka mbetur Artan Hoxha 44 vjeç, banor i fshatit Gjashtë, punonjës i pikës së karburantit, i cili dyshohet të jetë vrarë pas një grabitjeje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm. Ende nuk dihet nëse grabitësit kanë qenë të maskuar dhe nëse kanë arritur të grabisin shuma monetare.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur kjo vrasje./noa.al/