Sipas policisë, është arrestuar 74-vjeçari Selman Mehmeti, banues në lagjen “Xhermahallë” në Delvinë. Mehmeti, pas një konflikti pronësie, dyshohet të ketë hedhur një granatë në banesën e komshiut të tij shtetasit: S. B., 50 vjeç, banues në lagjen “Lejla Malo”, ku si pasojë mbeti e vdekur 3-vjeçarja me inicialet S. Z.
Gjithashtu nga shpërthimi i granatës kanë ngelur të plagosur rëndë edhe nëna dhe babai i fëmijës së vrarë A. Z, 35 vjeç dhe L. Z., 37 vjeç si dhe komshija 68-vjeçarja me inicialet B. V.
Në momentin e konfliktit të katër shtetasit e dëmtuar ndodheshin rastësisht në vendin e ngjarjes./Telegrafi/