Një turiste norvegjeze u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm në një hotel në Sarandë, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Viktima është identifikuar si Brigitte Fratzke, 57 vjeç, nga Norvegjia, e cila kishte zgjedhur bregdetin në jug të Shqipërisë për të kaluar pushimet.
57 vjeçarja u gjet e pajetë nga të afërmit e saj, ndërsa do të jetë ekspertiza mejko-ligjore që do të përcaktoje shkakun e vdekjes.
Burime bëjnë të ditur se nga hetimet paraprake nuk rezultojnë shenja dhune në trupin e viktimës.