Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Shalëz të qytetit bregdetar, ndërsa mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi, Pajtim Elmazi.
Elmazi është asfiksuar teksa tentonte të hapte një pus uji së bashku me dy vëllezërit e tjerë, të cilët kanë mundur t’i shpëtojnë vdekjes. Dy vëllezërit e tjerë Fitimtar Elmazi, 38 vjeç dhe Agush Elmazi janë në gjendje të rëndë dhe po kurohen në spitalin e Sarandës./Telegrafi/