Telegrafi

Sarandë, nëna hidhet bashkë me foshnjën e porsalindur nga kati i dytë i spitalit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Sarandë.

Një 35-vjeçare nga Durrësi është hedhur nga kati i dytë i spitalit, bashkën me foshnjën e saj, e cila është vetëm një ditëshe.

Nëna dhe foshnja janë transportuar në urgjencën e spitalit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se 35-vjeçarja i përket komunitetit rom dhe ky ishte fëmija i saj i gjashtë.

“Sot, rreth orës 22:00 , dyshohet në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, Sarandë, shtetasja M. J., 35 vjeçe, së bashku me fëmijën e saj të porsalindur”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet tutje.  /abcnews.al/