Në hetim janë: Foto Shupuli 43 vjeç, banues në fshatin Mursi-Sarandë, Mihal Shupuli 66 vjeç, banues në fshatin Xarë-Sarandë; Jaras Shupuli 39 vjeç, banues në fshatin Mursi-Sarandë dhe Jargulla Jani 39 vjeçe nga fshati Xarë i Sarandës.
Sipas policisë, këta persona janë paraqitur në konsullatën greke me dokumenta të falsifikuara dhe pas verifikimeve ka rezultuar se këta persona kanë ndërruar kombësinë në çertifikatën e tyre për të përfituar leje qëndrimi në vendin fqinj.
Të katër personat kishin falsifikuar çertifikatën në rubrikën e kombësisë, duke e vendosur atë si greke./Telegrafi/