Burime nga policia thanë se “arrestimi 53 vjeçarit është bërë pasi ky është personi i dyshuar për veprën penale " vrasje nga pakujdesia" të 79 vjeçarit, banor në Lamia, në Greqi.”
Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës në parkingun e Hotel Olimpia, në lagjen nr.1 në Sarandë, ku 53 vjeçari u konfliktua me 79 vjeçarin në lidhje me parkimin e automjeteve. Dy personat u shtynë me njëri-tjetrin, me duar, dhe shtetasi grek u rrëzua në tokë dhe u dëmtua në kokë.
79 vjeçari u transportua menjëherë në spital, ku dhe ndërroi jetë.
Materialet procedurale në ngarkim të 53 vjeçarit i kaluan prokurorisë së Sarandës për veprën penale "Vrasje nga pakujdesia". /Telegrafi/