Site icon Telegrafi

Sarandë, aksidentoi shtetasin grek, 1 muaj paraburgim për shqiptarin

Burime zyrtare nga Gjykata e Shkallës së Parë e Sarandës pohuan të hënën se shkak për shtyrjen e paraburgimit janë bërë vonesat ligjore për përcaktimin real të vdekjes së viktimës.
Kullaj dyshohet se më datë 10 gusht 2011, pranë hotel “Olympia” në Sarandë, pas një grindje për shkak të parkimit, të ketë shkaktuar vdekjen nga pakujdesia të turistit grek, 79-vjeçarit Kostandinos Karadhimas.

Policia e Sarandës vuri në pranga qysh ditën e ngjarjes 53-vjeçarin Kullaj. Ai u la fillimisht nën masën 15 ditë burg, por vonesa në përcaktimin e shkakut real të vdekjes se viktimes nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë, bëri që gjykata të vendosë shtyrjen e afateve të paraburgimit edhe me 30 ditë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version