Site icon Telegrafi

​Sarandë, 62-vjeçari bie nga skelja në vendin e punës

Foto: Ilustrim

Një 62-vjeçar është lënduar rëndë në Sarandë, pasi ka rënë nga një skelë teksa punonte në një kantier ndërtimi.

Servet Ziflaj, është nisur para pak minutash me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Burime nga spitali i Sarandës bëjnë me dije se ai është paraqitur ditën e djeshme në urgjencën e Sarandës pasi kishte rënë nga një lartësi rreth 3-4 metra në kantierin ku punonte.

Fillimisht ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por ditën e sotme situata u përkeqësua dhe hyri në gjendje kome.

Mjekët dyshojnë për trauma të brendshme dhe dëmtim të disa organeve. Një hetim për rastin është çelur për të monitoruar kushtet e sigurisë në punë dhe mënyrën e zbatimit të tyre./tch/

Exit mobile version