Telegrafi

Sarandë, 5 të infektuar me salmonelë

Pacientët i janë nënshtruar analizave të cilat kanë konfirmuar se kemi të bëjmë me të sëmurë të infektuar nga salmonela.

Qirjaqi ka thënë se kemi të bëjmë me raste të lehta të këtij mikrobi infektues, duke shtuar se pacientët janë mbajtur në spital infektiv për dy – tre ditë për të mbajtur nën kontroll gjendjen e tyre shëndetësore. Ata tashmë janë mirë dhe janë larguar nga spitali.

Ai thotë se nuk kemi të bëjmë me epidemi por me raste të izoluara, ndërsa hedh dyshimin se pacientët mund të jenë infektuar nga ujërat e boteve, të cilat furnizohen në vende të pakontrolluara dhe të paklorifikuara. Sipas tij nga kontrollet që janë bërë nga Instituti i Shëndetit Publik ka pasur raste kur ndonjë bot merr ujë në vende të pakontrolluara, ndaj është urdhëruar pezullimi i tyre. /BW/Telegrafi/