Site icon Telegrafi

Sarandë, 47 vjeçari humb jetën në aksident rrugor

Mësohet se automjeti i tipit Toyota, me targa greke, doli nga rruga dhe ra rreth dhjete metra pjerrësi.

Si pasojë, drejtuesi i mjetit, 47 vjeçari Xhevat Mejdiu ka humbur jetën. Sipas policisë, viktima udhëtonte nga fshati Vergo në drejtim të qytetit të Sarandës.

Shkak i aksidentit mësohet se ka qënë shpejtësia tej normave e automjetit, dhe shtresa e çakullit e hedhur në këtë aks, i cili është në ndërtim e sipër, raportoi BW./Telegrafi/
 

Exit mobile version