Telegrafi

Saranda Ismaili thyen kufinjtë, grimerja arrin të jetë pjesë e Vogue

Ajo tashmë njihet si një nga grimeret më të njohura në Kosovë dhe në rajon.

Kreativiteti dhe stili unik i saj përtej magjisë së ngjyrave të gjalla duke i harmonizuar ato, arritën që të dëshmojnë punën e saj fuqishëm dhe plot stil në ngjarjen botërore të modës, London Fashion Week.

Përpjekjet për ndërkombëtarizim nuk janë aspak të lehta.

Por, suksesi i saj i pakontestueshëm u dëshmua edhe një herë me shfaqjen e punës së saj në revistën me famë botërore, Vogue.