Site icon Telegrafi

Sarajeva, me festival të ri të dokumentarëve

Adhuruesit e filmit po e mirëpresin Festivalin të Filmit Dokumentar në Sarajevë. Drejtori i këtij festivali, Edhem Foco, ka thënë se është i kënaqur me interesimin e pjesëmarrësve.

“Besoj se shumë shpejtë festivali do të zërë një vend të rëndësishëm në Evropë”, ka thënë ai.

Shumë pjesëmarrës nga Ballkani dhe pjesa tjetër e Evropës morën pjesë në ceremoninë e hapjes së festivalit, e cila po mbahet për herë të pare në Sarajevë dhe do të vazhdojë deri më 25 shtator. Do të garojnë gjithsej 15 dokumentarë dhe do të prezantohen tre çmime.

Festivali synon të mbështesë dokumentarët dhe shkrimtarët duke u përqendruar në vlerat universale humanitare dhe çështjet sociale. /AA/

Exit mobile version