Ajri i ndotur ka përfshirë rajonin, si Bosnjën e Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, por edhe Kosova nuk është në pozitë të mirë.
Në ranglistën e IQAir, që bën matjen e cilësisë së ajrit në nivel global, Sarajeva (në ora 07:54) është në vendin e parë me ajrin më të ndotur në botë me 460 pikë e që cilësohet si i rrezikshëm.
Nga rajoni ajër të ndotur është raportuar të ketë edhe Shkupi, që në orët e mëngjesit të së mërkurës gjendet në vendin e 16-të me 155 pikë, që referohet si ajër i pashëndetshëm.
Në këtë ranglistë, Prishtina sot në mëngjes ndodhet në vendin e 22-të, me 136 pikë, që cilësohet si i pashëndetshëm për grupet e ndjeshme.
Detaje tjera të matjes së cilësisë së ajrit për Prishtinën mund t’i shikoni më poshtë /Telegrafi/