Xhiroja e dhjetë ishte nën hijen e derbit Prishtina-Penza, ku skuadra prishtinase me fitoren 91:65, siguroi vendin e parë si kampion vjeshtor me dhjetë fitore në dhjetë ndeshje.
Vashat prishtinase ishin më të mira në derbi dhe stinorin vjeshtor.
Në derbi më e mira ishte Sarah Mgbeike me 25 pikë, 16 kërcime, tri asistime, tri vjedhje të topit dhe pesë bllokada. Mgbeike ishte ndër lojtarët më të dalluara të kryeqytetasve në këtë edicion dhe nuk është hera e parë që shpallet MVP.
Ajo u ndihmua nga Aisia Robertson me 21 pikë, tri kërcime, 11 asistime dhe gjashtë vjedhje të topit, si dhe kapitenia Arbnore Përquku me 15 pikë, nëntë kërcime dhe tetë asistime dhe katër vjedhje të topit.
Bashkimi mundi Trepçën në udhëtim 66:79, ku u dallua Janelle Porter e Bashkimit me 21 pikë, 12 kërcime, katër asistime dhe tri vjedhje të topit.
Kapitenia e Vëllaznimit, Rina Hoda, hyn në top 5, pasi ndihmoi skuadrën e saj të shënojë fitore ndaj Kastriotit në udhëtim 36:91, me 28 pikë, pesë kërcime, gjashtë asistime dhe tetë vjedhje të topit.
Top 5
Sarah Mgbeike (Prishtina) 25 pikë, 16 kërcime, 3 asistime
Aisia Robertson (Prishtina) 21 pikë, 3 kërcime, 11 asistime
Arbnore Përquku (Prishtina) 15 pikë, nëntë kërcime dhe tetë asistime
Janelle Porter (Bashkimi) 21 pikë, 12 kërcime, 4 asistime
Rina Hoda (Vëllaznimi) 28 pikë, 5 kërcime, 6 asistime