Telegrafi

Sarah Jessica Parker rikthehet e freskët me projektin e ri

Sarah Jessica Parker (Foto: Dominik Bindl/Getty Images/Guliver)

Sarah Jessica Parker nuk e ka në plan që të tërhiqet nga roli i Carrie Bradshaw, një figurë e dashur që i solli famën në mbarë botën dhe e ka vendosur veten si një prej ikonave më të mëdha të modës së sotme.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve me Kim Cattrall, ku fansat vitin 2018 do ta mbajnë në mend si viti ku u varros përfundimisht ideja për vazhdimin e serialit, “Sex and the City”, aktorja na tregon se Carrie është gjallë dhe e gatshme që sërish ta rrëmbejë vëmendjen.

Aktorja ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa ka zbuluar projektin e radhës që ka të bëjë me modën.

“Miku im i vjetër. Me pak fjalë, unë do të kthehen në jetë. Dhe kjo në saje të një bashkëpunimi me një markë të madhe, synimin i të cilit është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne. Së shpejti më shumë…”, ka shkruar Sarah Jessica përbri videos që përfundon me #PourItForward.

Sarah Jessica, nga rruga, ndërtoi një reputacion si një filantrope në dy dekadat e fundit duke marrë pjesë në veprimtari të shumta humanitare, madje ishte ambasador e vullnetit të mirë të UNICEF-it.

Sarah Jessica Parker (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Theksojmë se 53-vjeçaren e kemi parë së fundi në rolin e një këngëtareje të muzikës xhaz që është në krizë të moshës së mesme, në filmin e ri të regjisorit Fabien Constant me titull “Here and Now”.

Lexo po ashtu Cattrall: Sarah nuk je as familja e as mikja ime, nuk kam nevojë për ngushëllimet tua

Ndryshe, Cattrall po vazhdon me këmbëngulje që mos të paraqitet në serialin, “Sex and the City”. /Telegrafi/