Këngëtarja e hitit “Sexy! No No No” është marrë me aktrim gjatë kohës kur grupi i saj është duke pushuar, ndërsa tani ajo ka bërë të ditur se do të jetë anëtarja e tretë e grupit që do të fillojë solo-karrierë.
“Do ta filloj albumin tim tash, por nuk e di se çfarë teme muzikore të zgjedh. Dua të largohem nga zhanri pop. Do të më pëlqente të bëja diçka si Lady Gaga. Ajo vërtet po këndon dhe performon. Në grup të gjithë kemi të drejtë të flasim, por duhet të bëjmë kompromis. Tash unë mund të bëjë pikërisht çfarë dua”, ka shpjeguar Harding. /Telegrafi/