Site icon Telegrafi

Saraçini: Së shpejti pranohemi me të drejta të plota

“Në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Shqipërisë u sponsorizua një mocion që të futët në rendi ditë kërkesa e FHK-së. Por pas diskutimeve të gjatë, nuk u arrit marrëveshja që të futet në rend ditë kërkesa e jonë. Gjithsesi, presidenti i IHF-së, Hasan Mustafa mbetet një mik i Kosovës. Lobimi për pranim në IHF nuk ka munguar asnjë herë dhe do të punohet në këtë drejtim”, ka thënë ndër të tjera, Saraçini.

Ndryshe, FHK-ja këtë vit feston 60-të vjetorin e themelimit dhe kryetari Saraçini propozoi që gjatë javës së ardhshme të mbahet edhe një seancë e Bordit të FHK-së në mënyrë që të të formohet Këshilli organizativ që kjo ngjarje të regjistrohet në mënyrë madhështore, pasi të ftuar do të ketë edhe zyrtarë të lartë nga IHF-ja e EHF-ja. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version