Site icon Telegrafi

Sara Stridsberg largohet nga Bordi i Nobelit për Letërsi

epa05303589 A picture made available on 13 May 2016 shows Swedish author Sara Stridsberg posing for a picture in Gotland, Sweden, 08 December 2014. Stridsberg has become a jury member for the Nobel Prize in Literature. EPA/KARL MELANDER SWEDEN OUT

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka njoftuar se është larguar edhe një person nga Bordi për ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsi. Në një kumtesë të shkurtër të shtunën, Akademia bënë të ditur se Sara Stridsberg ka njoftuar largimin.

Trupi prej 18 anëtarësh u trondit nga kontestet e brendshme të shkaktuara nga një skandal seksual në të cilën ishte përfshirë bashkëshorti i njërës nga anëtaret e Bordit, Katarina Frostenson. Ajo dhe pesë anëtarë të tjerë, përfshirë edhe kryetaren e parë grua në histori, dhanë dorëheqje.

Anders Olsson, sekretari i përhershëm i Akademisë suedeze, më herët gjatë kësaj javë deklaroi se për shkak të krizës ndoshta do të duhet të shtyhet ndarja e çmimit Nobel për Letërsi këtë vit. /Telegrafi/

Exit mobile version