Telegrafi

Sara shtatzënë, Lori mesazh për motrën dhe Ledionin

Lajmi se Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të bëhen prindër pushtoi gjithë mediat rozë, pas deklaratës së të dielës mbrëma nga ana e prezantuesit.

E në adresë të tyre pas këtij lajmi nuk kanë reshtur urimet, nga të afërm, miq dhe fansa.

Mes tyre më i veçanti vjen nga vajza e madhe e themeluesit të ndjerë të “Top Media”, Dritan Hoxha, Lori Hoxha, e cila publikoi sot në Instagram një foto me të motrën, teksa të dyja ndodhen në një jaht.

Lexo po ashtu Sara dhe Ledioni do të bëhen prindër, këta VIP-a i uruan (Foto)

“Familja jonë po rritet dhe unë nuk mund të jem më e lumtur se kaq për ju të dy! Dashuria juaj më frymëzon çdo ditë dhe unë e di se ju do jeni prindër shumë të mirë, për t’i mësuar atij gjithë gjërat e rëndësishme në jetë. Jam shumë krenare për ju. Teze Lori”, shkruan motra e Sarës dhe kunata e Ledionit.