Telegrafi

Sara Sampaio shkëlqen për “Bazaar” (Foto)

Modelja e njohur, Sara Sampaio, ka treguar edhe një herë linjat trupore.

Bukuroshja ka pozuar së fundmi për Harpers Bazaar mbi një kodër me veshje tropikale në një sesion shumë të nxehtë.

Ky edicion i kësaj reviste është për edicionin e Harper’s Bazaar të Singaporit.

Sara Sampaio njihet si një nga modelet më atraktive në botë.

Në këtë sesion ajo është fotografuar nga YuTsai, me grim të Kathy Jeung dhe stiliste, Deborah Afshani.

Sara Pinto Sampaio është 26 vjeçare dhe e njohur për punën e saj në Victoria’s secret dhe Sports Illustrated.

Ajo ka pozuar edhe për revista si GQ, Elle, Vogue, Glamour dhe Sports Illustrated.

/Telegrafi/