Telegrafi

Sara Sampaio atraktive në Ibiza (Foto)

Pas angazhimeve të saj për “Victoria’s Secret”, por edhe në videot promovuese të këngës së Justin Bieber dhe David Guetta, Sara Sampaio ka gjetur kohë për pushime.

“Engjëlli” i “Victoria’s Secret” është fotografuar së fundmi në Ibiza me të dashurin e saj milioner Oliver Ripley, por edhe e shoqëruar nga disa miq të çiftit.

Modelja 26-vjeçare portugeze dukej e mrekullueshme teksa shfaqte linjat e saj perfekte me bikini.

Sara edhe një herë tregon pse është prej femrave më seksi në botë. /TCH/Telegrafi/