Telegrafi

Sara Kapo do të jetësojë Shote Galicën (Foto)

Sara Kapo, vajza e aktores Ema Andrea, ka publikuar në rrjetet sociale se së shpejti do të jetë pjesë e një projekti të ri.

Bëhet fjalë për një dokumentar me metrazh të shkurtër, i cili do të të ketë në fokus luftëtaren shqiptare, Shote Galica.

“Kaq e emocionuar të jem pjesë e një dokumentari të shkurtër për Shote Galicën, ku në sytë e regjizores Dojna Mema, jam pikërisht ajo! 22 Shtator pres me padurim premierën”, shkruan Sara në rrjetet sociale.