Protagonistja e videoklipit “Beautiful” Sara Kapo, ka qenë e ftuar së fundmi në një emision në “MCN Radio Albania”.
Ajo ka rrëfyer shumë detaje rreth jetës dhe karrierës së saj, gjersa nuk ka nguruar as tu përgjigjjet pyetjeve ‘ngacmuese’ të moderatores, Roza Lati dhe atyre të fansave që shkruajtën për të.
Në një nga pyetjet që i adresuan fansat ishte se cili do të ishte sipas saj sinonimi i shoqërisë shqiptare, dhe Kapo është përgjigjjur:
“Jo kaq pyetje të vështira ju lutem. Unë mendoj se rinisë shqiptare duhet t’i hapet një bordello që të vijnë çunat dhe gocat rehat, dhe kam për të hapë një ditë një Bordello në Shqipëri”, thotë ajo.
Por vetëm pak çaste më pas befasoi edhe Roza duke u shprehur: “Unë mendoj se duhet të legalizohet bari”.
Ndër të tjerash Sara ka thënë edhe se ndjehet shumë krenare që është vajza e Ema Andreas, gjithashtu i është kundërpërgjigjjur personave të cilët janë “tallur” me iniciative e saj babamirëse që ajo ka ndërmarrë, teksa më vonë i ka postuar në rrjetet sociale. /Telegrafi/