Ka disa javë që në Shqipëri ka nisur spektakli më popullor i vallëzimit në botë “Daincing With The Stars”.
Në mesin e konkurrentëve të njohur është edhe partnerja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha.
Sara e cila po vazhdon të shkëlqej në skenën e vallëzimit së fundmi ka realizuar një pyetësor në Instagram duke iu përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve.
Njëri nga ta e pyeti se çfarë i ka thënë Ledri për pjesëmarrjen e saj në këtë spektakël, për të cilën Sara zbuloi porosinë e reperit për të.
“Mos hajde në shtëpi pa kupë’ dhe nuk ka faj se ai I ka rreshtuar të vetat”, ka thënë Sara lidhur me atë që I ka thënë partneri.
Sara tutje tha se për të qenë më e fokusuar në angazhimin e saj të ri aktualisht është zhvendosur në Tiranë.
Kujtojmë që Ledri dhe Sara të cilët konsiderohen një ndër çiftet më të dashura për publikun janë prindër të një vajze, Poem Blu. /Telegrafi/