Site icon Telegrafi

Sara Hoxha zbulon gjininë e fëmijës së dytë

Ajo është një prej trashëgimtareve të televizionit Top Channel dhe mbetet një ndër femrat më të përfolura të shoubizit shqiptar.

Bëhet fjalë për Sara Hoxhën, e cila vitin e kaluar kurorëzoi lidhjen me prezantuesin e njohur Ledion Liçon

Madje, çifti shqiptar janë prindër të një djali, të cilin e kishin pagëzuar me emrin London Noor.

Por, javë më parë, bukuroshja bëri të ditur se është duke pritur fëmijën e dytë duke mos dhënë detaje më tepër.

Megjithatë, bukuroshja përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram ka bërë të ditur se është duke pritur të sjell në jetë edhe një djalë.

“Si sot, vite më parë, në ditëlindjen e tij, njoha shpirtin tim binjak. Nuk mund të kisha kërkuar burrë dhe baba më të mirë për dy djemtë tanë. Të dua! P.S.: Edhe pse nuk je në rrjetet sociale, e di që kërkon postimet për mua 24 orët e fundit çdo ditë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Nga vetë mesazhi i Sarës, kuptuam që çifti janë në pritje të një djali gjersa Londoni do të bëhet me vëlla. /Telegrafi/

Exit mobile version