Site icon Telegrafi

Sara Hoxha thotë se me Ledrin po planifikojnë edhe për një dasmë

Foto: Instagram

Partnerja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha, së fundmi ka vendosur që të realizojë një video-blog në YouTube me anë të të cilit do u përgjigjet fansave për atë që dëshirojnë të dinë më shumë.

Për të parën herë, ajo theksoi se ka vendosur që t’u përgjigjet pyetjeve më të sikletshme që i bëjnë meqë i shmang herë pas here.

E pyetur nga një ndjekës nëse ‘do të bëjnë dasmë dhe si do e bëjnë’, blogerja nuk ka hezituar të përgjigjet duke thënë atë që kanë në plan.

Sara Hoxha (Foto: YouTube)

“A do bëni dasmë dhe si do e bëni?”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sara Hoxha - Ledri

“Ne kemi qejf të bëjmë një dasmë, problemi më i madh deri më tani që nuk kemi vendosur akoma nëse do të bëjmë një dasmë të madhe apo të vogël, private, modeste, të thjeshtë ashtu siç kam qejf unë. Dhe këtë gjë akoma nuk e kemi vendosur por që kur ta vendosim do e merrni vesh edhe ju, patjetër”, u përgjigj Hoxha.

 

Sidoqoftë, çifti janë të lidhur që një kohë dhe vitin e kaluar mirëpritën edhe një vajzë të quajtur, Poem. /Telegrafi/

Exit mobile version