Reperi i njohur Ledri Vula mbrëmë (e shtunë) publikoi një projekt të ri muzikor kushtuar të bijës që do të vijë së shpejti në jetë.
“Si baba” mban titullin kënga, e cila i dedikohet tërësisht vajzës së tij ku në të përshkruan gjithë dashurinë dhe emocionin që i dhuroi.
Lidhur me këtë, një reagim pas publikimit të këngës e ka bërë edhe partnerja e reperit, bukuroshja nga Shqipëria Sara Hoxha.
“Një këngë që sa herë do e dëgjoj, do më përcjellë emocione të reja dhe mënyra të reja të përjetimit që kam për ty. Mezi pres, kur ti t’i kuptosh këto fjalë”, ka shkruar ajo.
Reagimet në hapësirën për komente nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që numëron në Instagram.
Për vetëm disa orë, projekti ka kaluar shifrën e 200 mijë klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/