Pasi Ledion Liço bëri publik lajmin se me Sara Hoxhën do të bëheshin prindër të një fëmije, ishte radha e Sarës për të treguar diçka nga shtatzënia e saj.
Trashëgimtarja e Top Medias për herë të parë i ka treguar publikisht ndjekësve të saj në “Snapchat”, barkun e harkuar, që duket qartë poshtë fustanit të saj elegant me ngjyrë të kuqe.
Edhe pse në moshë fare të re, duket se ajo po e shijon në maksimum momentet para se bëhet nënë, gjë të cilën dëshiron ta ndajë me të gjithë.
Kujtojmë se ditë më parë Sara kishte zbuluar edhe gjininë e fëmijës ““Shumë faleminderit për të gjitha urimet për djalin tonë. Zemra ime është e mbushur me dashuri”. /Telegrafi/