Telegrafi

Sara Hoxha publikon fotografinë e parë të realizuar me Ledrin

Ajo ka marrë vëmendje të madhe kohëve të fundit në faqet rozë.

Fjala është për partneren e reperit Ledri Vula, Sara Hoxhën, e cila po vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Bukuroshja, e cila ndiqet nga mbi 200 mijë ndjekës në Instagram, publikon me fansat imazhe dhe video të ndryshme.

Foto: Instagram

Ajo këtë herë u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë rreth jetës private e po ashtu edhe për raportin me partnerin e saj.

Në mesin e shumë pyetjeve rreth shtatzënisë dhe lidhjes me Ledrin, Sarës iu kërkua të ndajë fotografinë e parë të realizuar me artistin shqiptar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ledri Vula

“Fotoja e parë e juaja dhe Ledrit?”, ka qenë pyetja – ndërkohë që zeshkania nuk hezitoi të sjell imazhin e tyre duke qenë shumë pranë njëri-tjetrit.

Foto: Instagram

Sara dhe Ledri ndërkaq së shpejti do bëhen prindër për herë të parë të një vajze. /Telegrafi/