Bukuroshja e njohur, Sara Hoxha, duket se ka konfirmuar ndarjen nga reperi Ledri Vula.
Edhe pse marrëdhënia e tyre këtë kohë ka qenë shumë e komentuar, ajo i ka dhënë fund të gjitha këtyre aludimeve.
Në një intervistë në Top Albania Radio, influencuesja u ngacmua nga prezantuesi Salsano Rrapi.
“Sa mirë që të ka bërë ndarja, ishe bërë yll i vërtetë”, iu drejtua moderatori.
Hoxha nuk mungoi me një përgjigje epike të menjëhershme: “Po pra po, kështu po më thonë”.
Ajo dhe artisti shqiptar vlen të ceket se kanë bashkë një vajzë të quajtur, Poem Blu Vula.
I njëjti u tha se ka nisur një romancë të re dashurie pasi disa herë u pa në krah të Rina Zaitit.
Sara nga ana tjetër po zhvendoset në Tiranë për të jetuar bashkë me të bijën. /Telegrafi/