Së fundmi ata kanë dhënë një intervistë për revistën “Who”, por në rolin e intervistuesit është Ledioni dhe Sara në të të intervistuarës.
Në një intervistë pa censurë, Sara na ka njohur më tepër me veten e saj, familjen si dhe marrëdhënien me partnerin.
Disa kohë më parë ata janë bërë prindër të vogëlushit London Noor, por kur lajmi u përhap në media sigurisht pati shumë komente, për shkak se Sara ishte vetëm 20-vjeçare.
Tashmë, nëpërmjet kësaj një intervistë ajo na ka zbuluar se kjo shtatzëni nuk ishte e papritur, por e menduar.
Ledioni dhe Sara para se London të vinte në jetë kanë qenë në pritje të një fëmijë, i cili fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.
“London ishte me vetëdije të plotë. Ne kemi pasur një shtatzëni përpara London, që fatkeqësisht u ndërpre në mes, sepse zemra e foshnjës pushoi së rrahuri. Dua ta them këtë, sepse është diçka që u ndodh shumë njerëzve, është shumë e trisht, por dua që të kuptojnë që nuk është përfundimtare ajo ndjesi. Ti e mban mend se sa u mërzitëm për një fëmijë që ishte sa një kikirik, që as nuk e njohëm, dhe aty e kuptuam sa shumë donim që të krijonim një familje tonën”, ka thënë Sara.