Rap-artisti i njohur shqiptar, Ledri Vula, ditë më parë lansoi këngën e re “Përshëndetje hejter”.
Ky projekt është pjesë e albumit të tij të ri “1 goat për ty”, i cili pritet të lansohet së shpejti.
Në këtë reperi ka folur për disa komente që ka marrë në të kaluarën, ku ka përmendur grupin BabaStars, Noizyn e Dafina Zeqirin.
Ai së fundmi ka realizuar një intervistë me partneren e tij, Sara Hoxha, e cila tashmë ndodhet në YouTube.
“Kënga “Përshëndetje Hejter” në të cilën flet për disa komente negative që njerëzit ty t’i kanë bërë në një mënyrë ti i ironizon. A nuk të ndikojnë fare këto komente negative?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga bashkëshortja.
“Ka qenë një kohë kur më kanë penguar shumë, pastaj duke u rritur fillon i gjykon ndryshe, i marrë me sportivitet tani dhe i lexoj komentet pozitive, vjen një koment i keq e anashkaloj vazhdoj e lexoj komente tjera”, u shpreh ai.
Ledri theksoi se në albumin e radhës do të ketë edhe shumë befasi të tjera. /Telegrafi/