Site icon Telegrafi

Sara Gjordeni: I thanë Bardhit ‘tani që u martove s’do të vijnë më vajza në koncerte’

Sara Gjordeni dhe Bardhi janë një çift shumë i komentuar nga mediet e shtypit rozë.

Dyshja që nisën romancën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, janë fejuar dhe madje janë në pritje të ëmbël.

Sara është tejet aktive në Instagram, madje mbështet partnerin e saj këngëtar, i njohur për këngët e bukura dhe tejet të pëlqyera nga publiku.

Foto: Sara Gjordeni / Instagram

Së fundmi, ajo publikoi një video të Bardhit duke performuar në njërin prej koncerteve të tij derisa ndau me ndjekësit diçka që askush se priste. Dikush i kishte thënë se tani Bardhit nuk do t’i vijnë më vajza në koncert.

“Dikush i tha Bardhit para ca kohësh; tani që u martove s’do të vijnë më vajza nëpër koncerte”, shkroi modelja.

Foto: Sara Gjordeni / Instagram

Megjithatë, e kundërta dëshmohet në videon që vetë Sara publikoi duke qenë se klubi ku performoi partneri i saj ishte i mbushur me vajza. Modelja siç duket shprehu paksa xhelozinë ndaj partnerit. /Telegrafi/

Exit mobile version