Ylli botëror, Sara Gilbert, po kërkon ta ndahet nga bashkëshortja e saj, Linda Perry, pas pesë vitesh.
Aktorja e “Roseanne”, 44-vjeçe, paraqiti dokumentet për një ndarje ligjore të premten në Los Angeles, raporton TMZ.
Gilbert pretendon në dokumentet që ajo dhe Perry, 54-vjeçe, janë ndarë që nga 13 gushti. Ajo po kërkon që të mos i jepet asnjë mbështetje bashkëshortore as Perry-it, as asaj.
Dyshja u martuan në mars 2014 në një ceremoni më private me miqtë dhe familjarët e tyre.
Gilbert lindi djalin Rhodes Emilio Gilbert Perry në shkurt, gjersa ka edhe dy fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme.
Ndryshe, Sara ka qenë pjesë e serialit të njohur komik “The Big Bang Theory”, në rolin e Leslie Winkle. /Telegrafi/