Telegrafi

Sara flet për largimin e Bardhit nga shtëpia e BBVA, thotë se ai nuk ka komunikim me menaxherin e tij

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni ka komentuar polemikat e shumta të largimit të Bardhit nga shtëpia e BBVA gjatë podkastit “MeKast” të Megi Pojanit.

Ajo tha se kishte njohuri paraprake se Bardhi do të dilte nga shtëpia e BBV-s.

“Unë e dija që Bardhi do të dilte atë ditë, e dija paraprakisht. E dija edhe për gjendjen e nënës së tij. Por, mënyra se si Bardhi u nxor ishte pak traumatike për të. Por, kam pritur që menaxhmenti i tij ta nxirrte më parë nëse ishte për ta nxjerrë, jo gjatë Prime-t. Jo në mënyrë aq traumatike, se ai po dridhej në studio kur arriti”, deklaroi Sara.

Modelja gjithashtu ka folur edhe lidhur me deklaratat e menaxherit të Bardhit, dhe adresimet që ai kishte bërë asaj.

“Kam vënë re diçka që më ka shqetësuar shumë, edhe Bardhin pasi ka dalë nga shtëpia, kanë qenë statuset e njëpasnjëshme të menaxherit të tij që na kanë shqetësuar realisht shumë, sepse kanë qenë ofenduese, fyese, poshtëruese deri diku. Ishte një postim që thoshte ti Bardhin nuk ke për ta parë kur të dalësh, por do të dëgjosh këngët dhe do qash. Bardhi nuk ka qenë okej me këto deklarata kur ka dalë. Normalisht, nuk mund të kem marrëdhënie të mirë me dikë, që është shprehur në mënyrë të tillë pa më njohur dhe pa e ditur situatën me Bardhin”, theksoi Sara.

Ajo madje u shpreh se Bardhi nuk ka komunikim me menaxherin e tij aktualisht. /Telegrafi/