Telegrafi

Sara dhe Ledioni martohen në vitin 2018

Sara Hoxha e vënë përballë motrës së saj, Lorit dhe moderatores së “Shiko Kush LUAN”, është vënë para dy alternativave.

E para ishte të pinte një gotë alkool ose të tregojë se kur do të martohet me Ledion Liçon.

Sara ka zgjedhur të tregojë vetëm vitin se kur do të martohet, pa dhënë detaje të tepërta për dasmën me moderatorin Ledion Liçon, me të cilin ka edhe një djalë, Londonin.

Sara dhe Lori Hoxha në shoun e Luana Vjollcës

Ajo çfarë tashmë është e sigurt, është se vitin e ardhshëm do të kemi dasmën Sara-Ledion.

Neve na mbetet ta presim për të mësuar datën e saktë. /tch/