Telegrafi

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara Gjordeni, modelja bukuroshe dhe Bardhi Idrizi, këngëtari i talentuar kanë njoftuar lajmin e lumtur se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti, i cili filloi rrugëtimin e dashurisë nën sytë e publikut gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, tani po shijon një nga momentet më të ëmbla të jetës së tyre.

Përmes një postimi në InstaStory, Sara Gjordeni ka zbuluar se ata mirëpritën dhuratën e parë.

Foto: Bardhi/Instagram

Në postimin emocionues, Sara ka treguar se moderatorja e njohur Bora Zemani ka qenë personi i parë që i ka dhuruar diçka bebit që pritet.

Me fjalët “Dhuratën e parë e kemi nga teta Bora”, modelja ka ndarë një imazh ku paraqiten disa këpucë të bardha.

Ndërsa Sara dhe Bardhi përgatiten për kapitullin e ri në jetën e tyre, fansat dhe miqtë e tyre presin me padurim të mësojnë më shumë për aventurën e tyre si prindër të ri. /Telegrafi/

Foto: Sara Gjordeni/Instagram